Edit Content
Discover the world with our travel packages! We offer top destinations and activities for every budget. Our expert team will make your dream trip picture-perfect! Book now!
Our Contact

Hotel Strada Marina 4*, ne qender te qytetit

Nisja 👇👇
➤ Nisja 13.20 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299€
➤ Nisja 27 Qershor — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 349 €

➤ Nisja 4 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 379€
➤ Nisja 11 korrik — 6 dite (5 nete) — cmimi 389€
➤ Nisja 18 korrik 25 — 6 dite (5 nete) — cmimi 399€

➤ Nisja 1, 8, 15, 22 gusht — 6 ditë (5 netë) — Çmimi 399 €
➤ Nisja më 29 gusht — 6 ditë (5 netë) — Çmimi 379 €

Detajet e paketes

Kohezgjatja

5 Dite

Kapaciteti

7 Persona

Tipi i Udhëtimit

Udhëtim mujor

Perfshihen

Cmimi perfshin:

  • Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
  • Të gjitha shëtitjet dhe transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite
  • Akomodimi për 5 netë në hotel STRADA MARINA 4 YJE në qendër të Zantes buzë detit dhe pranë lokaleve, restoranteve dhe tavernave të qytetit.
  • Mëngjeset në restorantin e hotelit gjatë qëndrimit në Zakynthos
  • Përdorimi i pishinës së hotelit
  • Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar
  • Nuk perfshihen

    Cmimi nuk perfshin:

  • Drekat dhe Darkat
  • Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€)
  • Shezllonet gjatë plazhit
  • Taksa lokale e Greqisë 1.5 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
  • Ekskursionet opsionale në program.
  • Axhenda

    Nisja drejt Greqisë në mbremjë të ditës së hënë. Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës. Vazhdimi i udhëtimit duke përshkruar qytetin e Janinës dhe më pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit te Killinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos. Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në hotel Strada Marina 4 Yje, në qëndër të Zantes në qytetin kryesor të ishullit. Pas akomodimit në hotel transferohemi në Laganas beach (9 km larg Zantes). Kohë e lirë për plazh në Laganas. (Klientët që nuk dëshirojnë të vijnë në Laganas, mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit e pozicionuar në tarracën e tij). Pasdite kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar në qendrën e qytetit ju mundëson të shëtisni lirisht në Zante duke frekuentuar cdo aktivitet të saj. Taverna të shumta dhe lokalet më të njohura për organizime eventesh dhe party ndodhen vetëm në Zante, qytetin më të madh dhe të rëndësishëm të ishullit Zakynthos.
    Mengjesi ne hotel Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme. Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros. Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi në hotel. *Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit.
    Dita 3, Plazh dhe Shetitje me Traget në Navagios beach (Shipwreck)
    Mengjesi ne hotel Pas mengjesit në hotel, nisemi drejt limanit të Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesën jugore të Laganas dhe pranë ishullit të Cameos. Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit i cili lidhet me limanin me një urë të varur druri ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonissi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Caretta-Caretta. Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Caretta – Caretta është një ekskursion shumë i rekomandueshëm dhe një eksperiencë që nuk duhet ta humbisni. Kohe e lire për plazh dhe aktivitetet që keni perzgjedhur. Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Hotel- limani Agios Sostit – Hotel është e përfshirë në cmimin e paketës; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi kushton 15 euro). Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës në Zante.
    Mengjesi ne hotel Pas mëngjesit në hotel nisemi kësaj radhe drejt veriut të ishullit në Tsilivi Beach një tjetër plazh shume i frekuentuar në ishull. I pozicionuar në pjesën veri-lindore të Zakynthos dhe rreth 10 km nga Zante, Tsilivi Beach me ujëra të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme. Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen rreth plazhit. Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi në hotel. Opsionale: Ekskursion ne ishullin e Kefalonias, për klientet që dëshirojnë të vizitojnë një tjetër ishull magjepsës të Greqisë. Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 08:30 nga porti i Zantes nisemi drejt Kefalonias ku mbërrimë rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ndalesa e parë do jetë në shpellën befasuese të Drogaratit, e famshme për stalaktitet dhe stalagmite, si edhe akustikën ku soprano e njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizojë në këtë shpellë një nga koncertet e saj. Më pas do i drejtohemi një tjetër shpelle mahnitëse dhe unike, Melissani. Shpella ka nje liqen nëntokësor, dhe tavani i shpellës ka një kurorë të carë e cila lejon që rrezet e djellit dhe gjelbërimi të japin imazhin e një xhugle. Agia Efthimia, qyteza me një bregdet romantik do jetë ndalesa për të konsumuar drekën në një nga tavernat e zonës, ndalesë e planifikuar 1 orë. Pas drekës sonë nisemi në jugperëndim drejt kryeqytetit të ishullit, Argostoli. Aty do të keni mundësinë të shëtisni, bëni disa pazare ose pini një kafe në një nga shumë kafenetë me arredimin karakteristike të zonës. Kjo vizitë nuk do të jetë e plotë pa një ndalesë fotografike në të famshmin Plazhi i Myrtos ku nëse koha e lejon, do të kalojmë nga plazhi Sami dhe Lassi per nje pamje panoramike. Turi ynë përfundon përsëri në Poros, ku do të jetë anija duke pritur për t’ju kthyer në Zakynthos. Nisemi nga Kefalonia në orën 18:00 dhe mbërrijmë në Zakynthos në orë 19:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 55 eur për të rritur dhe 35 eur për fëmijët (4 – 10 vjec) dhe përfshin biletën e tragetit). Mbrëmje e lirë për të frekuentuar jetën e natës në Zante.
    Mengjesi ne hotel. Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit. Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhëtimit për në Shqipëri. Ndalesë në Janinë për pushime në bulevardin buze liqenit. Pas ndalesës në Janinë kthim nga kufiri i Kakavisë për Shqipëri Mbërritja në darkë fundi i shërbimit tonë.

    Rezervo

    Our Features

    Ne e bëjmë të lehtë udhëtimin

    01

    Unique Experience

    Unforgettable activity that offers fresh and immersive perspectives. It can include extreme sports, cultural immersion programs, education, or create lifelong memories.

    02

    Best Accomodation

    Ready to travel but don’t know where to start? We’ve got you covered! With premium hotels, rentals and serviced apartments, our team is dedicated to helping you book your dream vacation.

    03

    Premium Service

    To make your experience unique we include the following services: 

    • Individual itinerary planning
    • Airport shuttle
    • Membership card